Bota
Shpërthejnë trazirat në Bruksel pas humbjes shokuese të Belgjikës ndaj Marokut (Video)

Një trazirë shpërtheu sot në rrugët e Brukselit gjatë ndeshjes së Kampionatit Botëror mes Belgjikës dhe Marokut.
Policët u vërsulën me topa uji dhe hodhën gaz lotsjellës, ndërsa tifozët e tërbuar të futbollit hodhën fishekzjarre, thyenin makina dhe u vunë flakën skuterëve.
Rreth 100 policë u përplasën me përkrahësit belg në kryeqytet gjatë lojës – e cila përfundoi me një humbje 2-0 për Belgjikën në Katar.
Kaos ka shpërthyer në rrugët e Brukselit gjatë ndeshjes së Belgjikës dhe Marokut
Pamjet tronditëse treguan makina që digjen në mes të rrugës dhe tifozët e tërbuar që thyenin xhama përpara se ta përmbysnin ato.
Video të tjera treguan mbështetësit marokenë të veshur me flamuj teksa vraponin nëpër rrugë.
Kryetari i bashkisë së Brukselit, Philippe Close dënoi dhunën dhe paralajmëroi njerëzit që të mos vijnë në qendër të qytetit.
Kryebashkiaku i Brukselit dënoi trazirat
Ai tha se ka urdhëruar policët të bëjnë arrestime.
“I dënoj fuqishëm incidentet që ndodhën pasditen e sotme”, deklaroi ai. “Policia tashmë ka vepruar ashpër, prandaj i këshilloj mbështetësit të mos vijnë në qendër.
Policia thuhet se është vendosur në shesin e Krishtlindjeve në kryeqytetin belg mes frikës për dhunë të mëtejshme.
Tensionet ishin rritur tashmë para fillimit të ndeshjes të së dielës, ndërsa fishekzjarre u hodhën pranë stacionit hekurudhor.
Als de Marokkanen verliezen: rellen… Als de Marokkanen winnen: rellen… De uitkomst v/e voetbalwedstrijd tegen #Marokko is op voorhand bekend: rellen… De verliezers zijn ook bekend: de belastingbetalers… #Brussel pic.twitter.com/3A3kL52jrg
— Filip Dewinter (@FDW_VB) November 27, 2022