Lajme
Shoqëria Civile e Gjilanit bën thirrje për protestë paqësore kundër logopedit
Organizatat e Shoqërisë Civile të Gjilanit kanë bërë thirrje që protesta e nesërme kundër abuzimit ndaj fëmijëve autik të jetë paqësore.
Shoqëria Civile e Gjilanit, përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook ka reaguar për rastin ndaj logopedit Iljasa Fazliu.
2Organizatat e Shoqërisë Civile dënojnë ashpër abuzimin e dhunën e ushtruar ndaj kësaj kategorie të ndjeshme të shoqërisë sonë, ku opinioni publik është shokuar me një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet duke abuzuar madje duke u shprehur dhunshëm ndaj Nënës së fëmijës me autik gjë që është jo etike jo profesionale” – shkruhet në postim.
Protesta mbahet të enjten duke filluar nga ora 12:00, para-Teatri i Gjilanit.