Connect with us

Kosovë

Sekuestrohen dy armë zjarri dhe dy thika në Prishtinë

Publikuar

Sot nga zyrtarët policor janë shoqëruar në stacion tre persona dhe ndaj tyre janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Sekuestrimi i armëve është kryer në raste dhe lokacione të ndryshme.

Në rastin e parë në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë, nga njësite të stacionit policor veriu, një personit të dyshuar i është sekuestruar, një armë e ftohtë thikë.

I dyshuari, mashkull, i mitur, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i dytë i sekuestrimit të një arme gjuetie dhe 7 fishekë, është realizuar në fshatin Mramor, ku për intervistim është shoqëruar i dyshuari :

M.G, mashkull, 49 vjeç, i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje pasi që dyshohet edhe për disa raste të vjedhjeve.

Ndërsa dy aksionet për rastin e tretë ku është shoqëruar një person i dyshuar, janë realizuar nga zyrtarët e stacionit Qendra në Prishtinë, në rrugën “Naim Frashëri” (vendbanimi i të dyshuarit), dhe në rrugën “Luan Haradinaj” ( lokal ku ndodhej i dyshuari).

Personit të dyshuar:

S.S, mashkull, 20 vjeç, i janë sekuestruar:

– një armë zjarri,

– një thikë,

-një shufër metalike si dhe

-5 fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, personi i dyshuar, është liruar në procedurë të rregullt.