Connect with us

Kosovë

Qytetarët tani në eKosova mund ta marrin dokumentin që iu kërkohet për shumëçka

Publikuar

Platforma eKosova në koordinim me Policinë e Kosovës e lansojnë shërbimin “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”.

Sipas njoftimi, marrja e këtij shërbimi realizohet duke i kaluar hapat si në vijim:

1. Hapja e platformës eKosova

2. Identifikimi në platformë përmes numrit personal dhe fjalëkalimit

3. Klikimi mbi “Shërbimet”

4. Klikimi mbi “Policia”

5. Klikimi mbi “Kërkesë për vërtetim të kaluarës kriminale”

6. Plotësimi i dritares dhe klikimi mbi “Dërgo kërkesën”

Për të pas qasje në këtë shërbim duhet që përdoruesi të ketë identitetin e verifikuar, pra niveli i 2-të.

Apliko bëhet përmes kësaj vegëze: https://ekosova.rks-gov.net/413

NA NDIQ NË FACEBOOK