Connect with us

Lajme

Pronarët në emigrim, vidhen dyert dhe dritaret e banesave në fshatin Kryevidh

Published

on

Gjendja e rënduar ekonomike dhe braktisja e banesave për shkak të emigracionit ka sjell raste të pa dëgjuara më parë të vjedhjeve.

Ditë më parë në njësinë Kryevidh në bashkinë Rrogozhinë perona të pa identifikuar kanë vjedhur një banesë e cila është e pa banuar pasi të zotët e shtëpisë, pasi kanë emigruar jashtë Shqipërisë.

Grabitësit të cilët dyshohen të jenë më shumë se dy persona kanë mundur të çmontojnë dyert e penxheret e shtëpisë dy katëshe buzë rrugës kryesore që të dërgon në bregdetin e plazhit Spille.

Policia e cila është njoftuar në orët e para të ditës ka shkuar në banesën e lënë pa dyer e dritare dhe së bashku me grupin hetimorë kanë kryer veprimet hetimore me qëllim gjetjen e gjurmëve që mund të çojnë në zbardhje e vjedhjes dhe identifikimin e autorë.

Raste të ngjashme si ajo e ditëve të fundit janë regjistruar edhe në fshatin Lekaj dhe Vorrozen, ku numri i banesave që ju janë vjedhur dyert shkon në 10./abcnews.al/

NA NDIQ NË FACEBOOK