Connect with us

Kosovë

Policia jep detaje rreth rastit ku një turiste nga Çekia u sulmua nga qentë endacakë

Published

on

Sot gjatë ditës është raportuar se një turiste nga Çekia është sulmuar nga qentë endacakë në afërsi të kampusit të Universitetit Hasan Prishtina, në Prishtinë.

Për shkak të këtij sulmi, turistja ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast detaje janë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar rastin në fjalë teksa tha se e njëjta nuk ka dashur që të vazhdohet më tej me procedura policore.

“Rreth orës 11:30, e kemi pranuar informatën se në Kampusin Universitar, një person është sulmuar prej një qeni endacak. Personi në fjalë ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta s’ka dashtë të vazhdoj më tej me procedura policore”, ka thënë Ahmeti. 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media