Connect with us

Sport

“Po ruhet për Kupën e Botës”, sulmuesi: Thashetheme, mos dyshoni në profesionalizimin tim

Publikuar

Memphis Depay ka reaguar pas kritikave të marra në lidhje me faktin që po vonon rikthimin e tij në fushë për shkak të Kupës së Botës. Sulmuesi i Barcelonës pësoi një dëmtim në muajin shtator.

Në fillim u fol se rikthimi i tij në fushë do të ndodhte pas 4-5 javësh, por rikuperimi po vonon dhe në kampin katalanas askush nuk flet rreth datës se kur Depay do të jetë gati për trajnerin Xavi.

Nën zë flitet se 28-vjeçari e ka marrë me terezi për të mos rrezikuar pjesëmarrjen në Katar 2022 me kombëtaren holandeze, ndërkohë që sulmuesi ka hedhur poshtë akuzat nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Kam dëgjuar disa thashetheme që tregojnë mos respekt ndaj meje, sikur po ngadalësoj rikuperimin tim. Mediat i ndajnë gjërat kaq lehtë pa i ditur faktet, gjë që krijon një narrativë negative rreth emrit tim!

Asnjëherë mos e vini në diskutim profesionalizmin tim!”, shkruan Depay, i cili këtë sezon numëron vetëm një gol në La Liga me Barcelonën.