Connect with us

Sport

Pjesë apo jo e Botërorit? Senegali merr përgjigjen përfundimtare për Mane

Published

on

Sadio Mane nuk do të mund të luaj në Botërorin e Katarit me Senegalin. Sulmuesi i Bayern Munich u dëmtua në ndeshjen e Bundesligës ndaj Werder Bremen dhe për fat të keq nuk ia del të rikuperohet në kohë për Kupën e Botës.

Në fakt, shpresat e kombëtares afrikane se lojtari i tyre kryesor do të luante në eventin më të rëndësishëm ishin të mëdha, por testet e fundit përjashtojnë mundësinë që 30-vjeçari të rikthehet së shpejti në fushë. Kujtojmë se Mane ishte përfshirë në listën e 26-lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i Senegalit, Aliou Cisse.

Por, ky i fundit tashmë duhet të improvizojë dhe të marrë një tjetër lojtar për të zëvendësuar yllin e kombëtares. Senegali është shortuar në Grupin A së bashku me organizatorët e Katarit, Ekuadorin dhe Holandën.