Connect with us

Kosovë

Pas sulmit nga raketat ruse, Polonia thërret takim urgjent të Këshillit të Sigurimit

Publikuar

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Polonisë pas raporteve të pakonfirmuara se raketat ruse goditën një fermë në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën, duke vrarë dy persona.

Mediat polake thanë se raketat goditën një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat në Poloninë lindore pranë kufirit me Ukrainën, shkruan BBC.

Zëdhënësi i qeverisë polake, Piotr Mueller, nuk e konfirmoi informacionin, por tha se udhëheqësit po diskutonin një “situatë krize”.

NA NDIQ NË FACEBOOK