Lajme
Pas apelit në ABC, familja Muka në malësinë e Krujës zhvendoset në një kontejner

Nëntë anëtarët e familjës Muka në Malësinë e Krujës pas apelit në ABC nuk do të jetojnë më në këtë çadër të shkatërruar nga era e fortë.
Thirrja e nënë Sabries për një kontenier u dëgjua. Aktivisti i shoqërisë civile Adriatik Lapaj ka bërë të mundur sigurimin e kontejnerit, i cili është vendosur pranë shtëpisë së vjetër, të shembur nga tërmeti.
Gjyshja e 4 nipërve dhe mbesave shpreh mirënjohje.
Familja është ndihmuar edhe nga një emigrant jashtë vendit, Xhevahir Sula, dhe Hoxha i Fushë Krujës Muharrem Vrana, i cili i ka mundësuar ndihma ushqimore, veshmbathje, batanije dhe sende te tjera shtëpiake. /abcnews.al/




















