Connect with us

Sport

Në Brazil nuk pranojnë ekstradimin e Robinho-s, i dënuar me 9 vite për përdhunimin e një vajze shqiptare

Published

on

Në vitin 2013, teksa aktivizohej për Milanin në Itali, Robinho ishte pjesë e një grupi prej të paktën gjashtë personash që përdhunuan në një diskotekë një vajzë shqiptare, e cila ishte duke festuar datëlindjen e saj të 23-të. Në vitin 2019, gjykata italiane e shpalli fajtor ish-futbollistin duke e dënuar me nëntë vite burg.

Një masë të cilës, braziliani i është shmangur (të paktën për momentin) pas rikthimit në vendlindje ndërsa nga ana tjetër, një muaj më parë, Italia kërkonte ekstradimin e 38-vjeçarit për të vuajtur sipas ligjit dënimin e merituar. Mirëpo, së fundmi, edhe zyrtarisht, Brazili ka mohuar rikthimin e Robinhos në Itali teksa në vendin amerikano-latin nuk ka një ligj për esktradimin e shtetasve të saj. Gjithsesi, Italia ka të drejtën të kërkojë që masa me nëntë vite arrest të zbatohet në Brazil.

Vlen të theksohet se Robinho për asnjë moment nuk e ka pranuar akuzën e përdhunimit duke pretenduar se gjithçka rreth asaj mbrëmje të vitit 2013 ishte kryer me miratimin e vetë vajzës shqiptare ndërsa pendesa e tij e vetme është që nuk u tregua besnik ndaj bashkëshortes.