Lajme
Ndryshon çmimi i karburanteve, Bordi ul me dy lekë naftën

TIRANË – Bordi i Transparencës vendosi sot që të ul sërish çmimin e naftës. Sipas njoftimit një litër naftë do të shitet nga sot me 221 lekë, nga 223 që ishte me parë.
atOptions = {
‘key’ : ‘7fd5a9614a6f5d0de54902c713a2e506’,
‘format’ : ‘iframe’,
‘height’ : 250,
‘width’ : 300,
‘params’ : {}
};
document.write(”);
Benzina do të tregtohet me 204 lekë për litër, nga 209 lekë që ishte me parë.
Ndërsa çmimi i gazit është ulur me 1 lekë, nga sot gazi shitet me 73 lekë për litër.
Kujtojmë se 12 nëntori ka qenë hera e fundit që bordi ka ndryshuar çmimet e karburanteve.
Çmimet e vendosura janë:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 127 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
/Abcnews.al/


















