Connect with us

Kosovë

Muja: Policia e Kosovës komunikonte në veri me Telekom Serbia

Published

on

Deputeti i Lëvizjës Vetëvendosje, Armend Muja, i ka reaguar ish-kryeshefit ekzekutiv të PostëTelekomit të Kosovës (PTK), Shyqyri Haxha, i cili ka shkruar në Facebook se shtrirja e PTK-së në veri të Kosovës ka nisur që në vitin 2010.

Muja ka shkruar të mërkurën po ashtu në Facebook, se nga vizitat që i kanë bërë në pikat kufitare 1 dhe 31, Policia e Kosovës nuk ka mundur të zhvillojë komunikime me telefon, madje siç ka thënë, për nevoja ata kanë përdorur telefonat e Telekom Serbia, të kolegëve të tyre serbë.

“E pashë sot reagimin që ish-Kryeshefi asokohe i PTK-së, Haxha paska thënë se Qeveria Kurti po mashtron dhe se antenat e Vala-s në Veri qenkan vendosë që më 2010. Unë nuk e di se kur e si janë vendosur ato antena, por një gjë e di me siguri se nga vizitat e shpeshta që i kemi bërë veriut të vendit veçanërisht në pikat kufitare 1 dhe 31, Jarinjë e Bërnjak, e përgjatë rrugëve magjistrale Policia e Kosovës nuk ka mundur të zhvillojë komunikime me telefon. Madje për disa nevoja ata kanë përdorur telefonat e Telekom Serbia, të kolegëve të tyre serb për të zhvilluar ndonjë komunikim telefonik. Dhe kjo ka qenë më dhimbshme”, ka shkruar Muja.

Sipas tij, sa herë ka shkuar në veri i ka parë punimet për vendosjen e antenave, të kryera nga Policia e Kosovës me punëtorët e Telekomit.

“Në këto punime në atë anë kam parë unfirormën e Policisë së Kosovës dhe atë të punëtorëve të Telekomit, të cilët sigurisht nuk i kanë marrë leje bandave kriminale siç ishte bërë dikur, por janë vendosur me leje dhe autorizim të institucioneve të Republikës. Duhet që shërbimi edhe më tejë të zgjerohet e të përmirësohet.Por, duhet pak kërkim e mbamendje për të ditur se kush ka reaguar dje, është po ai person që praktikisht e ka shkatërruar Telekomin me marrëveshje të dëmshme. Mjafton të kujtojmë atë me Z-Mobile dhe nuk ka nevojë për sqarime shtesë”, ka shkruar më tej Muja.

Ndërkohë, Haxha ka shkruar të mërkurën në Facebook se mbulueshmëria e Vala-s në veri ka qenë mbi 98 për qind.

“Për ta vërtetuar se PTK kur ishte udhëhequr nga unë atë kohë, përveç dividentes prej me shume se 400 milionë euro qe i ndanim Aksionarit/ Qeverisë dhe punësimit e zhvillimit te madh te Ndërmarrjes Publike PTK-se se bashku me Bordin dhe ARKEP, kishim demoluar infrastrukturën e telefonisë ilegale Serbe ne Veri në komunat me shumice Serbe. Provë ekskluzive kamë bashkangjitur për here të pare këto janë fotot pajisjeve të demoluara. Këto foto janë marr nga QTP në Fush Kosove sot ne vitin 2022 dhe ndodhen aty si provë e sukseseve tona dhe stafit te PTK-se te asaj kohe. Gjithashtu, ja u dëshmojë me fakte mbulushmërinë dhe shtrirjen e PTK-se në veri në vitin 2010. Pra pasi I kemi largu operatorët ilegal kemi instalu antenat e VALA-së, ju lutem shikone foton e mbulueshmërisë në gjithë Kosovën duke përfshi pjesën verior ky mbi 98.41% kemi pas mbulueshmëri”, ka shkruar Haxha.

NA NDIQ NË FACEBOOK