Connect with us

Religjion

Momenti më i pikëllueshëm në Ditën e Gjykimit

Published

on



Thuhet se njeriu do të jetë më i pikëllueshëm në Ditën e Gjykimit atëherë kur ta kuptojë se nuk do të jetë në gjendje t’i japë as t’i dhurojë ndonjë shpërblim nënës së vet as babait të vet, edhe përkundër dashurisë së madhe që ndjen ndaj tyre. Ndërsa në të njëjtën kohë do të jetë i detyruar t’ia japë shpërblimet e veta dhe veprat e mira, atij të cilin e ka urrejtur për shkak se e ka përgojuar dhe i ka bërë zullum në dynja.

Për këtë arsye Dita e Gjykimit, ndër të tjera, quhet edhe “Jevmut-tegabun” – “Dita e vetëmashtrimit”. Prandaj, le të mendojmë për viktimizimin më të madh në Ditën e Gjykimit dhe mos të lejojmë që ibadetet tona dhe veprat tona të mira të gjenden në peshoren e veprave të mira të njerëzve të tjerë.

O Allahu i dashur!

Na ruaj gjuhët tona nga përgojimi, nga bartja e fjalëve të huaja, nga shpifja, nga fyerja e njerëzve të tjerë dhe nga gënjeshtrat, si dhe na regjistro në mesin e robërve Tu të ndershëm!

Na bëj që libri i veprave tona të jetë në „Il-lijjun“! Ky është Libri të cilin e mbikëqyrin të afërmit e Allahut. Amin!

Përkthim: Miftar Ajdini


Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media