Aleanca Veriatlantike do të mblidhet në një takim urgjent me kërkesë të Polonisë, pasi raketat ruse që ranë në territorin e saj lanë të vdekur dy persona.
Ndërkohë presidenti polak, Andrzej Duda, ka zhvilluar telefonata me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, sekretarin Stoltenberg dhe presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski.
Takimi, sipas nenit 4, sipas të gjitha gjasave, pritet të mbahet nesër.





















