Connect with us

Sport

Luis Enrique: Kujdes Kosta Rikën, por Spanja do kampionatin Botëror

Published

on

Botërori për Spanjën nis të mërkurën në orën 17:00, në një duel kundër Kosta Rikës. Trajneri Luis Enrique ka dalë para mediave ditën e sotme dhe vlerëson kundërshtarin, edhe pse “Demat” janë favoritë për të fituar.

Enrique fillimisht deklaroi: “Do jetë ndeshje e komplikuar, ata janë pjesëmarrës në Botërorin e tretë rresht. E njohim Kosta Rikën, janë kundërshtar i vështirë. Ata luftojnë fort, por ne duam t’i shkojmë deri në fund Botërorit”.

Trajneri i Spanjës foli edhe në lidhje me situatën e të dëmtuarve në skuadrën e tij. “Teorikisht Morata, Carvajal dhe Guillamon do jenë gati ndaj Kosta Rikës.

Gaya i duheshin 10-15 ditë të rikuperohej dhe nëse do ta mbanim sikurse donte Valencia, atëherë rrezikonim të mbesnim pa mbrojtës të majtë nëse dëmtohej Jordi Alba. Me zemër do doja që Gaya të ishte me ne në Botëror”, tha Enrique.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media