Connect with us

Lajme

Lajmi fundit: Tërhiqet nga gara për bastionin e djathttë, ja cilat janë arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim..

Publikuar

Deputeti i Dibrës Xhelal Mziu, ka shuar zërat se do të kandidojë në primaret e PD-së për Bashkinë e Kamzës. 

Në një prononcim për gazetës “Express”, deputeti Mziu me një përgjigje të prerë tha se nuk do të kandidojë. 

“Nuk do kandidoj. Nuk e kam menduar se jam drejtues i qarkut politik Dibër”, tha Mziu.

Pas Shemsi Prençit, në primaret e PD-së për Kamzën ka deklaruar se do të marrë pjesë edhe ish-deputeti Asllan Dogjani. I pyetur për dy kandidaturat, Mziu, deklaroi se nuk ka asnjë konsideratë dhe dashamirësi për ndonjërin prej tyre.

“Nuk merrem me asnjë person, nuk kam asnjëlloj konsiderate, ose po them dashamirësie. Asnjë person nuk e shoh me asnjë lloj syri. Unë shoh që kandidati që të çertifikohet nga PD duhet të mundë socialistët”, shtoi më tej deputeti.

Përflitet se ju do jeni një nga kandidatët në Primaret e PD për bashkinë e Kamzës. Kur do e shpallni kandidaturën? Xhelal Mziu: Nuk do kandidoj. Kjo është përgjigje përfundimtare. Nuk e kam menduar se jam drejtues i qarkut politik në Dibër.

Pra po e lini rrugën e lirë për dy kandidatët e tjerë, Shemsi Prençi dhe Asllan Dogjani? Xhelal Mziu: Nuk jam unë që e përcaktoj. Nuk po e them këtë…Unë sfidën e kam me socialistët.

Si i komentoni dy kandidaturat që janë shpallur deri tani? Kë mbështesni ju personalisht meqë nuk do kandidoni? Xhelal Mziu: Nuk merrem me asnjë person, nuk kam asnjëlloj konsiderate ose po them dashamirësie. Asnjë person nuk e shoh me asnjë lloj syri. Unë dua që kandidati që të çertifikohet nga PD duhet të mundë socialistët.

mund të jetë më i fortë përballë kandidatit socialist?

Xhelal Mziu: E vendosin primaret dhe kryesia e PD.

A e shikoni veten një kandidat më të fortë përballë Rakip Sulit sesa dy emrat që kanë shpallur kandidaturën deri tani?

Xhelal Mziu: Të uroj ditën e mbarë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK