Connect with us

Lajme

Lajm bombë/ Alibeaj u merr logon Demokratëve: Ja levizja e papritur e grupit te Bardhi-Alibeaj…

Publikuar

Deputeti Enkelejd Alibeaj, thotë se së shpejti PD do të nxjerrë kandidatët për zgjedhjet lokale, duke folur në emër të Partisë Demokratike edhe pse ai nuk është i zgjedhur nga anëtarët e kësaj partie apo nga ndonjë strukturë e partisë. 

Alibeaj refuzon të pajtohet me realitetin se shumica në PD mbështet Sali Berishën, ndërkohë që nuk ka pranuar të tërheqë padinë në gjykatë dhe vijon të sillet si kryetar i vetëshpallur i kësaj force politike. 

“Fillimi i menjëhershëm i procesit të riorganizimit të të gjitha degëve të PD-së në funksion të rifreskimit dhe ripërtëritjes dhe identifikimit qoftë për kandidatura për kryetarë bashkie apo këshille bashkiake.

Ju informoj se në PD janë depozituar prej kohësh një numër i madh kandidaturash sipas statutit të PD, shumë shpejt do deklarojmë edhe kandidaturat për të gjitha bashkitë që do jenë të gatshëm për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.

Ne kemi zhvilluar mbledhje në selinë e PD-së në Durrës, në Tiranë e zhvillojmë sot në Fier, mbledhja tjetër do jetë në Lezhë për të treguar se ne jemi në paradhomë të fushatës zgjedhore dhe është e udhës që demokratët duhet të dalin në terren, është edhe taktikë për të pasur kontakte më intensive me demokratët kudo ku janë.

Në të gjithë këtë lëvizjen tonë nuk duam e nuk e kemi bërë lëshimin e sinjaleve provokative, beteja jonë është me regjimin, aleatët tanë janë qytetarët”, deklaroi Alibeaj.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK