Connect with us

Lajme

Lajçaku informon Komisionin për Punë të Jashtme të PE-së për zhvillimet rreth dialogut Kosovë – Serbi

Published

on

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i ka informuar anëtarët e Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për një përditësim në lidhje me dialogun.

Kjo pas dakordimit për targat, javën e kaluar.

“I informova ata për marrëveshjen e javës së kaluar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga BE-ja, zhvillimet e fundit dhe rruga përpara. Faleminderit për mbështetjen e rëndësishme të punës sime”, ka thënë Lajçak.

Ndryshe, me 23 nëntor, Kosova dhe Serbia janë marrë vesh lidhur me çështjen e targave.

Serbia do të ndalojë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova do të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve

NA NDIQ NË FACEBOOK