Connect with us

Kosovë

Kurti: E papranueshme dhe e padurueshme – U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër

Published

on

Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për vrasjen e një gruaje shtatëzënë gjatë ditës në oborrin e Gjinekologjisë në Prishtinë. Kurti e ka quajtur vrasje mizore vrasje e një gruaje nga burri i saj, në oborr të spitalit, atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike, atje ku lindin gratë.

Reagimi i kryeministrit:

Dy engjëj në qiellin e pistë

Vrasje mizore. U vra edhe një grua. Edhe kjo nga burri i saj. Në oborr të spitalit. Atje ku duhet të shërohen njerëzit. Në oborr të Klinikës Gjinekologjike. Atje ku lindin gratë. U shua një jetë që po sillte edhe një jetë tjetër. Gruaja ishte shtatzënë. Rreth 35 vjeç, as në gjysmë të jetës së saj. E fëmija që ajo donte ta lindte as nuk e filloi jetën. Vrasës mizor.  Edhe një burrë që qëllon mbi gruan që duhej ta mbronte. Edhe një burrë që vret një grua. E cila tash është e jona, e të gjithë neve. Bashkë me foshnjen e palindur të saj. Dy qytetarë të Kosovës më pak, dy shqiptarë më pak, do të jenë duke menduar armiqtë tanë. E papranueshme dhe e padurueshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK