Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës dhe kryeministri Albin Kurti i ka ftuar ministrat e tij për takim nga ora 10:00, raporton KosovaNews
Në rend dite mes tjerash janë edhe shqyrtimi i Projektligjit për Zyrtarët Publikë, Projektligji për Paga, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve të tjerë, rregulloreve, nismave etj.
Kujtojmw se Projektligji për Paga dhe ai pwr Zyrtarwt Publikw kanw dalë në konsultim publik më 15 shtator të këtij viti, dhe janw dhwnw gjithw sugjerimet nga grupet e ndryshme.
Projektligji për Pagat ka për qëllim kryesor përcaktimin dhe rregullimin e sistemit të pagave dhe shpërblimeve për të gjithë të punësuarit që përfitojnë pagë nga buxheti i Kosovës.
Nga kjo kategori e cila mbulohet me këtë projektligj, përjashtohet vetëm Agjencia Kosovare e Inteligjencës, për shkak të natyrës së saj të funksionimit.
Me daljen në konsultim publik, Qeveria kishte publikuar edhe koeficientët për pozitat sipas hierarkisë dhe rëndësisë së institucioneve. Vlerat e koeficientit mund t’i gjeni këtu.
Po ashtu, pas hartimit dhe dëgjimeve publike nga Qeveria e Kosovës të koncept-dokumentit për Ligjin e ri për zyrtarët publikë, tashmë ky dokument është përfunduar dhe ky ligj do të procedohet për miratim në kabinetin qeveritar dhe pastaj merr rrugë për miratim edhe nga Kuvendi i Kosovës.
Kështu i hapet rrugë konkurrencës dhe marrin fund beneficionet me pozita të larta që persona të caktuar i mbajnë me dekada, duke mos u sfiduar në konkurs.























