Connect with us

Sport

Kjaer: Shiriti “One Love”?  FIFA na penalizon keq, nuk e di si nuk shënoi Cornelius

Published

on

Simon Kjaer, kapiteni i Danimarkës, ka folur pas barazimit 0-0 ndaj Tunizisë, duke analizuar faktin që kapitenëve iu ndalohet të mbajnë shiritin “One Love”.

“Duhet të jem i kujdesshëm me atë që them, por është absolutisht qesharake që mund të shkaktojë një karton të verdhë nëse përdor shiritin e kapitenit, të cilin e kemi përdorur shumë herë më parë. Por le të mos bëjmë kompromis në aspektin sportiv. Nëse do të kisha marë një karton të verdhë nga shiriti dhe pas pesë minutash të merrja një tjetër karton të verdhë, do të kisha penalizuar të gjithë ekipin. Unë nuk mund ta bëj këtë në një Botëror.”-tha Kjaer.

Më tej lideri i Danimarkës theksoi se nuk mund ta besojë se nuk shënoi Cornelius.

“Cornelius? Pyes veten se si ai nuk shënoi.”-deklaroi ndër të tjera Kjaer.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media