Connect with us

Lajme

“Këto muhabete te gabi mund t’i bëni sa të doni”, Rama flet për portin e Durrësit: Projekti ende nuk është miratuar

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste.

Ai sqaroi se projekti për portin e Durrësit nuk është mirartuar, por është kaluar për diskutim me procedurë të përshpejtuar, teksa theksoi rëndësinë që do të ketë në ekonomi.

Unë nuk merrem me këto. Ne nuk kemi miratuar asgjë. Ne e kemi futur për diskutim me procedurë të përshpejtuar një marrëveshje strategjike e cila është e mirë për ty është e mirë për familjen tënde, është e mirë për të gjithë ju që jeni brez më i ri, edhe për prindërit tuaj. Sepse sjell një investim prej më shumë se 2 mld dollarë, por transformon përgjithmonë imazhin dhe industrinë tonë krysore që është turizmi dhe si mundet ndëkrohë që të gjitha këto pyetje, çfarë do përfitojnë shqiptarët, Durrësi etj. dhe ju si njerëz të këtij vendi, nga kjo janë legjitime dhe i përkasin diskutimit që do të bëhet”, tha Rama duke iu drejtuar gazetarëve.

“Është bërë negociata më e gjatë, më intensive dhe më e detajuar. Është një investim ku shteti shqiptar nuk ka dhënë por ka marrë 33% të aksioneve. Një investim i ngjashëm bëhet në vijën ujore të Beogradit, ka sjellë një impakt tëq jashtëzakonshëm në ekonominë e Serbisë. Këto muhabete pazari, te gabi ju mund t’i bëni sa të doni, por unë nuk ju përgjigjem”, u shpreh kryeministri.

/abcnews.al

 

NA NDIQ NË FACEBOOK