Connect with us

Sport

Joao Felix e ka ndarë mendjen, Atletico duhet ta shesë që në janar

Published

on

Joao Félix ka vendosur të largohet nga Atlético e Madridit. Portugezi, me iniciativën e tij, i ka kërkuar menaxherit Jorge Mendes që t’i gjejë një ekip të ri. Siç shkruan “Marca”, marrëdhënia me Simeone dhe me një sektor të tribunës është thyer deri në atë pikë sa nuk ka më kthim pas dhe e vetmja rrugëdalje pët “Los Colchoneros” është shitja e tij.

Në klubin madrilen duan ta zgjidhin sa më parë këtë problem, për të mos e mbartur gjatë verës.

Prandaj, Jorge Mendes tashmë është në kërkim të një ekipi që dëshiron “xhevahirin” portugez. Menaxheri i njohur ka nisur kontaktet me drejtuesit sportivë të disa prej klubeve më të fuqishme në Europë, të vetmit që mund të përballeshin me një operacion të përmasave të tilla.

Janë emra të tillë si Bayerni, i cili ofroi 100 milionë euro verën e kaluar, PSG, në kërkim të talenteve para largimit të mundshëm të Messit në qershor, apo Manchester United.

Gjithashtu është edhe Chelsea, që sapo ka ndryshuar pronar. Këto klube janë kandidatët e mëdhenj për të siguruar Joao, që është çdo ditë më afër largimit nga Atlético, ku në sezonin e tij të katërt nuk është më as titullar.

NA NDIQ NË FACEBOOK