Connect with us

Sport

Interi vijon sulmin për Thuram, paratë për kartonin pritet të vijnë nga Londra

Publikuar

më

Interi është i detyruar të shesë deri më 30 qershor, për të ruajtur bilancet në rregull dhe emri që mund të shpëtojë financat e klubit është holandezi Denzel Dumfries.

Ky i fundit ka adhurues të shumtë në Premier League, me Chelsean në krye të listës, teksa palët kanë negociuar edhe në verë, kur u ulën për të kompletuar huazimin e Romelu Lukakut.

Te Interi shpresojnë shumë që të mbyllin marrëveshjen e transferimit të Dumfries te Chelsea që në muajin janar, për një shifër prej 35-40 milionë eurosh, me kushtin që holandezi të qëndrojë në Milano deri në fund të sezonit.

Në këtë mënyrë jo vetëm që do të rregullohej situata ekonomike, por në të njëjtën kohë Marota e Ausilio do të kishin paratë në dispozicion për të marrë që në merkaton e dimrit sulmuesin francez Marcus Thuram.

Ky i fundit është në vitin e fundit të kontratës dhe kërkohet nga shumë klube për sezonin e ardhshëm, ndërsa te Interi janë gati të paguajnë deri në 10 milionë euro për ta marrë që në janar dhe për të djegur konkurrencën, pak a shumë siç bënë me Eriksen në janarin e 2020-ës.

NA NDIQ NË FACEBOOK