Connect with us

Lajme

Hyri nga dritarja, sepse humbi çelësat e shtëpisë, shqiptari në Greqi përfundon në burg

Published

on

Një arrestim i pazakontë ka ndodhur në Greqi.

Një 31-vjeçar shqiptar në Volos i cili tentoi të hynte në shtëpinë e tij nga dritarja, pasi kishte harruar çelësat e pësoi keq nga fqinjët, të cilët menduan se ishte hajdut, e për rrjedhojë thirrën menjëherë policinë, shkruan media greke. 

Me të mbërritur në vendngjarje policia kuptoi situatën dhe nuk e arrestoi shqiptarin.

Përkundrazi, efektivët ndihmuan emigrantin shqiptar të hapte derën e shtëpisë. Por, çuditërisht, sapo policët kanë hyrë brenda banesës së shqiptarit, kanë parë 11 qese me kokainë me peshë totale 10.2 gram, të cilat 31-vjeçari i kishte lënë në tavolinë.

Pas kësaj ai u arrestua menjëherë dhe më pas u lirua me kusht./Abcnews.al/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media