Connect with us

Lajme

Haxhiu: Vendimi i Haradinajt për rritjen e pagave ishte joligjor

Published

on

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave për prokurorët dhe gjyqtarët është zhvlerësuar, për shkak se në kohën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ky vendim është konsideruar joligjor.

Në një konferencë për media të mbajtur të enjten, Haxhiu ka thënë se Ligji i pagave do të bëjë nivelizim të pagave dhe si i tillë, sipas saj, nuk mund të konsiderohet kundërkushtetues.

“Siç e dini në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, janë shfuqizuar dy Ligje dhe qëllimi i kësaj është që të bëhet reforma në administratën publike dhe të mos bëhet dallime në paga, ligji bën nivelizim e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorë. Vendimi i Qeverisë e shfuqizon vendimin arbitrar të ish-Qeverisë Haradinaj. Ish-kryeministri Haradinaj ia kishte rritur vetës pagën dhe nuk e ka menduar se mund të ketë probleme në të ardhmen”, ka theksuar Haxhiu, raporton EO.

Sipas saj më ligjin për paga, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të rriten. Haxhiu ka thënë se s’mund të mbetej në fuqi një vendim, që sipas saj ka qenë në shpërputhje me ligjin.

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka shfuqizuar vendimin Qeverisë Haradinaj, me të cilin ishin rritur pagat në sistemin e drejtësisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media