Connect with us

Sport

Greqia, mundësia e Jamesit për të rilindur në futbollin europian

Publikuar

James Rodríguez pati disa paraqitje shumë të mira me Olympiacosin në Greqia. Mesfushori kolumbian ka treguar në ndeshjet e tij të fundit se dëshiron të rikthehet në formën e tij më të mirë.

James ishte protagonist në barazimin 1-1 me Panathinaikosin, ku u aktikvizua titullar, por për fat të keq, rivali i madh ndërqytetas barazoi me penallti në minutën e 113-shtesë (shënoi Sporar), teksa kolumbiani ishte zëvendësuar në minutën e 86-të.

James shfaqi shpirtin e sakrificës, ishte shumë saktë me pasimet e gjata me asistimet (74% efektivitet).

Pak nga pak dhe hap pas hapi, James po tregon se dëshiron të kthehet në versionin e tij më të mirë. Olimpiacosi ia hapi derën dhe ish-lojtari i Evertonit, Realit dhe Bayernit të Mynihut nuk dëshiron ta humbasë mundësinë.

NA NDIQ NË FACEBOOK