Connect with us

Lajme

Gjithkush dëshiron të jetë “bajraktar”, analisti Ibrahim Mehmeti komenton dështimin e tryezës së partive shqiptare

Publikuar

Fillimisht duhej të organizohej tryeza e përbashkët e partive politike shqiptare, e pastaj të shkohet te takimi i kryeministrit Kovaçevsk, vlerësoi analisti politik Ibrahim Mehmeti në emisionin Argument në TVM2.

Sipas tij partitë shqiptare nuk po mund të heqin komplekset e superioritetit se kush do të del i pari apo kush do të del më i forti.

“Sigurisht që do të ishte mirë të ishin mbledhur partitë shqiptare, mirëpo edhe kësaj radhe u dëshmua se partitë shqiptare nuk mundën t’i tejkalojnë ato komplekset partiake se kush është më i forti. Aleanca nuk shkoi, edhe pse Aleanca me Besën u deklaruan se janë të koordinuara dhe tash doli se nuk është ashtu dhe kjo flet për një problem. Kjo nuk është mirë as për opozitën as për shqiptarët në përgjithësi kjo luftë e ftohtë se kush do të jetë më i forti.”,- tha analisti politik, Ibrahim Mehmeti.

NA NDIQ NË FACEBOOK