Connect with us

Kosovë

Gjermania: Çështja e Kosovës të mos jetë “mollë sherri” për gjithçka

Publikuar

më

Në Samitin në Berlin, që pritet të mbahet të enjten, pritet që Kosova dhe Serbia të marrin mesazhe të qarta nga kancelari gjerman Olaf Scholz, ka shkruar Deutsche Welle të mërkurën, bazuar në deklaratat e një zyrtari të lartë gjerman.

Gjermania dhe Franca aktualisht po bëjnë presion diplomatik që të dyja vendet të pajtohen me propozimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve.

“Sot nuk ka më vend për konflikte të tilla, me potencial shpërthyes, siç është ai midis Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë zyrtari.

Sipas tij, këto janë pritjet e qarta edhe të presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

“Status quoja është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu që statusi të kthehet në ‘mollë sherri’ për çdo çështje”, ka vazhduar ai.

Sipas tij, kjo është arsyeja edhe se përse Gjermania dhe Franca kanë dalë me një plan konkret për dialogun. Sipas deklaratave fillestare nga Serbia, plani parashikon që Serbia, pa pasur nevojë të njohë shtetësinë e Kosovës të hapë rrugë për anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare, sidomos OKB, dhe në këmbim të marrë përfitime ekonomike dhe një anëtarësim më të shpejtë në BE.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se plani franko-gjerman më shumë i përafrohet kërkesave të Serbisë sesa Kosovës.

Telashet Kosovë-Serbi janë ndër pengesat kryesore në Procesin e Berlinit. Që kur u iniciua Procesi i Berlinit, në vitin 2014, nga kancelarja e atëhershme e Gjermanisë, Angela Merkel, është jetësuar vetëm heqja e tarifave roaming.

Katër marrëveshjet e mobilitetit të arritura në samitin hibrid të Sofjes, në nëntor 2020, mbetën të bllokuara për shkak të mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Të enjten pritet që të nënshkruhen tri marrëveshje, për lëvizje të lirë të qytetarëve, njohje diplomash e njohje të kualifikimeve profesionale. Qeveria e Kosovës nuk ka treguar se si i ka tejkaluar dallimet me Serbinë për ta arritur marrëveshjen./DW

Shqipëri8 minutes ago

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministri nuk ia pranon: Ç’punë ke ti me këtë çështje?

Lajme1 hour ago

Ja kur pritet të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë

Shqipëri3 hours ago

Njerëzit e Vuçiçit në rrugë, studentët në pushtet: Çfarë e pret Serbinë?

Lajme4 hours ago

Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit

Shqipëri5 hours ago

Nations League/ Haaland vulos fitoren e Norvegjisë, Hungaria mposht Gjeorgjinë

Lajme6 hours ago

Lutfi Haziri: Fotot e Titos i hoqëm nga shtëpitë e librat, por nostalgjinë nuk mundëm t’ua heqim

Maqedoni8 hours ago

Alarm: Mashtruesit përdorin emrin e “Safe City”, qytetarëve u dërgojnë gjoba të rreme!

Shqipëri8 hours ago

“Britania të mos përdorë armë bërthamore!”- Lufta, zbulohen kushtet e Putinit për paqe me Ukrainën: Nëse sulmojmë vendet europiane…

Lajme9 hours ago

400 euro shkaktojnë përçarje mes dy familjarëve në Lipjan, rasti përfundon në polici

Maqedoni10 hours ago

Durmishi i përgjigjet BDI-së: Badinteri nuk është monopol i askujt!

Shqipëri11 hours ago

Seanca maratonë/ Abuzimet me tokat në Kadastrën e Fierit, Gjykata jep masat e sigurisë për 4 personat e akuzuar, vetëm njëri…!

Maqedoni11 hours ago

Tragjedia në Shqipëri: Humb jetën 42-vjeçarja nga Tetova, dy të vdekur dhe pesë të plagosur

NA NDIQ NË FACEBOOK