Connect with us

Kosovë

Gjenden mbetje mortore të njeriut, nisin hetimet në Prizren

Publikuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka nisur hetimet pasi kanë marrë një informacion se në një lokacion në Prizren janë gjetur mbetje mortore.

Sipas njoftimit, mbetjet mortore janë gjetur nga një person, i cili ishte duke e hapur varrin në Prizren.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke hapur një varr, ka hasur në mbetje mortore që dyshohet të jenë të njeriut. Në lidhje me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë tërheqjen e mbetjeve mortore. Po ashtu është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK