Connect with us

Sport

Frikë për shëndetin e Pele, legjenda braziliane shtrohet në spital

Published

on

Rikthehet frika për shëndetin e legjendës braziliane Pele. Ndërkohë që e gjithë bota e futbollit është me sytë nga Katari, ku po zhvillohet Botërori 2022, 82-vjeçari Pele është shtruar në spital, teksa mediat braziliane flasin për një situatë shqetësuese.

E bija e legjendës braziliane deklaroi se bëhej fjalë për një shtrim të planifikuar, për të ndjekur një kurë të rekomanduar nga mjekët, megjithatë ky version hidhet poshtë nga mediat në Brazil.

Sipas tyre, ekipi mjekësor i Pele kërkoi ndihmën e urgjencës, pasi 82-vjeçari shfaqi probleme shqetësuese dhe aktualisht është nën kujdes intensiv nga ana e mjekëve specialistë.

NA NDIQ NË FACEBOOK