Connect with us

Sport

“Fitorja është në mendje”, Messi vs Ronaldo, fotoja që tashmë ka bërë xhiron e botës

Publikuar

Rivaliteti mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos ka qenë më i forti në më shumë se një dekadë dhe një nga më të ashprit në historinë e futbollit, jo vetëm sepse njëri luante për Barcelonën dhe tjetri për Real Madridin.

Messi dhe CR7 janë pa dyshim dy nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit dhe të dy mund të luajnë Botërorin e tyre të fundit në Katar 2022.

Argjentinasi dhe portugezi “luftuan” vit pas viti për Topin e Artë, një çmim që i jepet lojtarit më të mirë të vitit, por tani ata janë miq të mirë.

Mes viteve 2008 dhe 2017, nuk kishte njeri që t’i rivalizonte. Në ato vite, Messi e ngriti trofeun e Topittë Artë pesë herë, ndërsa Ronaldo e fitoi pesë herë të tjera.

Argjentinasi shtoi dy torfe të tjerë në koleksionin e tij në vitet 2019 dhe 2021, pasi dominimi i tyre u ndërpre nga kroati Luka Modric (2019), ndërsa në vitin 2020 ky çmim individual nuk u dorëzua për shkak pandemisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)

Fotografia e shahut

Këtë të shtunë, një ditë para nisjes së Kupës së Botës në Katar, marka Louis Vuitton mblodhi të dy lojtarët së bashku, të ulur para një tabele shahu dhe u shkrepi një foto, që filloi të bëhej menjëherë virale.

Fotoja e realizuar nga fotografja Annie Leibovitz i tregon dy futbollistët të përqendruar në një lojë shahu.

Kush është Annie Leibovitz?

Leibovitz është një fotografe amerikane e cila njihet për punën e saj për revista ndërkombëtare si Rolling Stone, Vanity Fair dhe Vogue. Ajo ka realizuar fotografinë e fundit të John Lennon dhe Yoko Ono, vetëm pesë orë para se ish-pjesëtari Beatles të vritej në Nju Jork (8 dhjetor 1980), Ajo fotografi u botua për Rolling Stone në janar 1981.

Përveç kësaj, Leibovitz ka fotografuar Chicago Bulls të Michael Jordan dhe Scottie Pippen, të madhin Michael Jackson, aktoren Demi Moore, Mbretëreshën Elizabeth II, Leonardo DiCaprion, familjen e Barack Obamës dhe Joe dhe Jill Biden, mes qindra të famshëmve të tjerë.

NA NDIQ NË FACEBOOK