Bota
Erdogan: Gjashtë persona humbën jetën nga shpërthimi në Stamboll dhe 53 janë të lënduar

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdoğan njoftoi se gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 53 janë lënduar nga shpërthimi në sheshin Taksim të Stambollit.
Shpërthimi raportohet se ndodhi sot në orën 16:20 sipas kohës lokale, me këtë rast u mobilizuan, zjarrfikësit, policët dhe ekipet mjekësore.
Shpërthimi ka shkaktuar zhurmë të madhe, kurse ekipet e policisë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë marrë masa sigurie në rrugë.
Pamjet të shpërndara në rrjetet sociale kanë treguar në kënde të ndryshme shpërthimin e së dielës, ku kishte grumbull të njerëzve. /AA
Turkish President Erdogan on blast in Istanbul:
– 6 people dead, 53 others injured
– Wishing Allah’s mercy on those who lost their lives
– Türkiye not to bow down to terrorism
– All the perpetrators to be identified pic.twitter.com/r75oGEgfev— TRT World (@trtworld) November 13, 2022






















