Connect with us

Lajme

Endrit Shabani ofendon rëndë familjen e Belind Këlliçi: E ëma na bënte presion që të mos futeshim në garë, ai është….

Publikuar

më

Endrit Shabani, reagoi mbrëmë vonë, për cilësimin nga Belind Këlliçi “partiçka” të partisë “Nisma Thurje”.

Kandidati për garën e primareve në PD për bashkinë e Tiranës, ndërsa ishte të hënën në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit, lajmin për futjen në garë për Tiranën të partisë “Nisma Thurje”, të drejtuar nga Endri Shabani, e komentoi se nuk i shërben përpjekjes së opozitës për të mundur Erion Veliajn.

“Lajmi i fundit nga shoqëria civile, Nisma Thurje ka deklaruar se do të nxjerrë kandidat. Njërin nga këta e kisha në studio, më tha po kandidove ti, jam me ty. Kemi një kundërshtar të fortë përballë. Nga ana tjetër dalin partiçka…”-deklaroi Këlliçi në emisionin “Të Paekspozuarit”

Shabani kujtoi me sarkazëm një episod nga shkolla e mesme, kur ka qenë bashkë me Këlliçin që atëherë paska qenë “buçko” ndaj dhe mezi vraponte, ndërsa thotë se e ëma vinte në shkollë duke u bërë presion vrapuesve të shpejtë që të tërhiqeshin nga gara, që të fitonte i biri.

Reagimi i Shabanit

Kur isha në shkollë të mesme, herë pas here organizonim gara vrapi. Një herë në garë u regjistrua një buçko, të cilin e ëma donte ta nxirrte me zor të parin, por ai i shkreti mezi i hidhte këmbët.

Nga frika se i biri nuk e fitonte dot garën, e ëma vinte nëpër shkollë dhe i bënte presion çdo nxënësi që vraponte shpejt, duke i thënë që të mos futej në garë.

E kisha harruar këtë rast, por mu kujtua kur e pashë që ishte rritur dhe i ishte futur politikës. Buçko kishte mbetur ende. Me sa duket disa njerëzve nuk iu ikën asnjëherë frika nga gara.

Advertisement
Maqedoni21 minutes ago

BDI i jep “ultimatum” politikës në Kosovë: UÇK-ja mbi partitë, pushtetin dhe pazaret e ditës

Lajme31 minutes ago

Drejtori i Shëndetit Publik, Shaqir Zulbeari, dhuron 10 vendime pune për 9 muaj: “Vazhdojmë për më shumë, në vijim”

Lajme36 minutes ago

Jakup Huseini me ministrin Albrim Hoxha takojnë fermerët në Çellopek dhe Gurguricë: Mbështetje për zhvillimin e bujqësisë

Shqipëri51 minutes ago

PDK i thotë “jo” propozimit të Kurtit, Hoxhaj për “Real Story”: Është gjuhë shantazhi dhe propozim jo serioz, nuk i nënshtrohemi!

Kosovë57 minutes ago

BDI reagon për zhvillimet politike në Kosovë: Vlerat e UÇK-së mbi çdo interes tjetër

Lajme1 hour ago

Kurti propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Maqedoni1 hour ago

Thirrja për sulm ndaj EULEX-it i kushton shtrenjtë tetovarit – 3,600 euro gjobë dhe dëbim

Kosovë2 hours ago

Ish-kandidati i VV-së për asamble e quan “veteran të Serbisë” invalidin e luftës së UÇK-së, i cili përfundoi mbrëmë me qepje në kokë

Kosovë2 hours ago

Kurti mban sonte sërish konferencë

Maqedoni2 hours ago

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për 4 vrasje në Kumanovë: Në qendër të akuzës edhe nekrofilia

Shqipëri3 hours ago

Vdekja e 28-vjeçares në laboratorin e Siberisë, reagon Sekretari amerikan i Shtetit: Rusia të japë informacion mbi rastin!

Kosovë4 hours ago

Kurti kërkoi respektim të rregullit 72-orësh, Hamza: E pa saktë juridikisht, ne kemi kërkuar shmangie të procedurës

NA NDIQ NË FACEBOOK