Connect with us

Lajme

Ekskluzive: Deklarata e forte e Alibeja pas mbledhjes se kryesise te partise demokratike…

Publikuar

Ishte Enkelejd Alibeaj që në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PD tha se grupi parlamentar ka marrë mbështetjen unanime të Kryesisë për qëndrimin e mbajtur në raport me negociatat e dështuara  me grupin e Berishës për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje.

Alibeaj: Ishte një mbledhje informuese për atë qëndrim që mbajti grupi parlamentar. Kryesia e PD mbajti qëndrim unanim në mbështetje të qëndrimeve të grupit parlamentar gjatë kësaj kohe, mundësisë që ofruam, shtrirjen e dorës në mbështjetje të plotë të zotit Bardhi si pikë kontakti në bisedimet që pati me zotin Paloka.

Kryesia jo vetëm e mbështeti por tashmë ne do ecim në riorganizimin  në funksion të zgjedhjeve lokale. Të premten në orën 15:00 do kemi sërish një mbledhje të Kryesisë sëbashku me Kolegjin e Kryetarëve në funksion të organizimit dhe ecjes para të përballjes me zgjedhjet lokale.

Dermokratët në Mirditë, Kurbin, Durrës, në Peqin dhe Malësi të Madhe kanë vendosur të mos dëgjojnë PD zyrtare në Tiranë por të bashkohen dhe të kenë vetëm një kandidat.

Por nëse baza e kupton rëndësinë e daljes me një kandidat në zgjedhje, pse PD e zotit Alibeaj dhe ajo e Berishës nuk e kuptojnë?

Alibeaj: Kam qenë i pari ndoshta që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës. Qëndrimi i grupit parlamentar i mbështetur dhe nga Kryesia sot e mori frymëzimin nga qëndrimi i përfaqësuesve tanë në Mirditë.

Jo vetëm kemi qenë dhe jemi për një kandidat fitues, të demokratëve, të bazës, demokratë që kanë qëndruar, demokratë që ndoshta në zgjedhjet e 6 marsit nuk votuan. Duhet të shkojmë në zgjedhjet lokale për të fituar.

Nuk do duhet kurrësesi ata për çështje konkrete të tyre të mund të turbullohen nga diversiteti këtu lart. Është diskutuar dhe në Kolegjin e Kryetarëve që po: Zgjidhje të tilla të mençura si ajo e Mirditës kanë mbështetjen tonë. Do ta mbështes gjithmonë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK