Connect with us

Kosovë

Dy të vdekur nga një vetaksident në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë

Publikuar

Më herët është raportuar për një aksident që ka ndodhur në afërsi të fshatit Gojbulë të Komunës së Vushtrrisë nga i cili kanë humbur jetën dy të rinjë.

Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët edhe zyrtarisht kanë njoftuar se mosha e personave që kanë humbur jetën nga ky vet-aksident është 19 dhe 17 vjeçare.

Sipas policisë në veturë kanë qenë dy personat, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri në spitalin e Vushtrrisë.

Komunikata e plotë e Policisë:

Sonte rreth orës 22:00, Policia në Mitrovicë ka pranuar një informatë se në rrugën tranistore Smrekonicë-Gojbulë, përkatësisht në afërsi të fshatit Gojbulë të Vushtrrisë ka ndodhur një vetaksident ku e përfshirë ka qenë një veturë civile në të cilin gjendeshin dy persona.

Sipas informatave të para, njëri nga personat ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa personi tjetër është transportuar në spitalin e Vushtrrisë, mirëpo si pasojë e lëndimeve të pësuara ka humbur jetën dhe është konfirmuar vdekja e tij nga ana e personelit mjekësor. Mosha e viktimave është mes 19 dhe 17 vjeçare.

Njësitet kompetente të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë bërë vendshiqmin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë të viktimave dërgohen për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

NA NDIQ NË FACEBOOK