Connect with us

Lajme

Dita e Forcës, sot para qytetarëve mbahen aktivitete të shumta nga FSK

Publikuar

Për nderë të “Ditës së Forcës”, Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, sot duke filluar nga ora 12:00 deri në ora 15:00, organizon “Ditën e Hapur”.

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë nga ora 12:00, do të marrin pjesë edhe udhëheqësit më të lartë shtetërorë, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomat të vendeve partnere me mision në vendin tonë.

Në të gjitha kazermat e FSK-së, në këtë ditë festive, para qytetarëve të pranishëm, do të ekspozohen dhe demonstrohen aftësitë dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së të shoqëruara edhe me aktivitete të tjera.

“Të arriturat tona janë rezultat edhe i pasqyrimit objektiv dhe profesional nga ana juaj. Ju faleminderit për bashkëpunim dhe ju mirëpresim të festojmë së bashku!”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK