Tri vjedhje të rënda u kryen gjatë së shtunës në Lipjan, njoftoi Policia e Kosovës në raportin e së dielës.
Rasti i parë është raportuar në rrugën “Zahir Pajaziti”, ku rreth orës 15:00, dy persona kanë vjedhur veshmbathje në tregun e qytetit, bateri nga dy kamionë dhe radio nga një veturë.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërsa, dy vjedhje të ndara kanë ndodhur në fshatin Sllovi, ku disa persona të panjohur kanë kryer vjedhje në dy shtëpi.
Asnjëri prej tyre është arrestuar dhe rasti sipas Policisë, vazhdon të hetohet.





















