Connect with us

Sport

Dhimbja e Ronaldos: Flas çdo ditë me djalin tim, më ndihmon …

Publikuar

më

Cristiano Ronaldo, në një fragment të intervistës së tij me Piers Morgan në Talk TV, foli me zemër të hapur për një nga momentet më të këqija të jetës së tij: vdekjen e një prej binjakëve që ai dhe partnerja e tij, Georgina Rodríguez, prisnin në prill. CR7 rrëfen se nuk ka ditur të reagojë dhe se nuk ka mundur të gjejë arsye pse i ka ndodhur kjo tragjedi.

“Ka qenë ndoshta momenti më i vështirë që kam pasur në jetën time që kur më ka vdekur babai. Kur ke një fëmijë, pret që gjithçka të jetë normale, por e ke atë problem… është e vështirë. Nuk e kuptonim pse po na ndodhte kjo. Ka qenë momenti më i vështirë që kemi vuajtur, sidomos për Georginën ishte shumë e vështirë.

Për ndjenjat e përziera, kur vuante vdekjen e një djali dhe në të njëjtën kohë përjetonte lindjen e vajzës, Cristiano Ronaldo shpjegoi:

“Përpiqem t’ua shpjegoj familjarëve dhe miqve të mi më të ngushtë se kurrë nuk jam ndjer i lumtur dhe i trishtuar në të njëjtën kohë. Është e vështirë për ta shpjeguar. Nuk e di nëse do të qash apo do të buzëqeshësh, sepse është diçka për të cilën nuk di si të reagosh, nuk di çfarë të bësh”.

Cristiano tregoi se u përlot në momentin kur ai dhe Georgina Rodríguez u kthyen në shtëpi pas lindjes së njërit prej binjakëve: “Gio erdhi në shtëpi dhe fëmijët filluan të thonë, ku është foshnja tjetër, ku është foshnja tjetër?”.

CR7 zbuloi se mbante hirin e djalit të tij me atë të babait, i cili vdiq në vitin 2005, në një kishë të krijuar në bodrumin e shtëpisë së tij:

“Flas me ta gjatë gjithë kohës dhe ata janë pranë meje. Më ndihmon të jem njeri më i mirë, baba më i mirë. Jam krenar për këtë… mesazhin që më dërgojnë, veçanërisht djali im.”

Maqedoni17 minutes ago

„ALTA banka“ nën llupën e Kuvendit: Deputetët kërkojnë përgjigje për administrimin dhe përgjegjësinë e institucioneve

Maqedoni25 minutes ago

Hoxha, Bozhinovska dhe Siljanovska-Davkova në Antalia në konferencën për ndryshimet klimatike

Maqedoni36 minutes ago

Tufa qensh në rrugët e Shkupit, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve

Shqipëri1 hour ago

Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit, ka vend në atë tryezë!

SKENA2 hours ago

Parashqevi Simaku rikthehet me një mesazh emocionues për shqiptarët

Maqedoni4 hours ago

Provimi i jurisprudencës përfundon në Komisionin e Venecias, Qeveria kërkon mendim urgjent!

Shqipëri5 hours ago

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Lajme6 hours ago

Lajm i mirë: Sigurohet financimi për betejën në Apel për ish-krerët e UÇK-së

Maqedoni7 hours ago

Kujdes shoferë! Kamera edhe në Bllacë, policia do t’ju regjistrojë shkeljet edhe gjatë lëvizjes!

Shqipëri7 hours ago

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

Lajme8 hours ago

Për 18 ditë nuk ia ktheu asnjë fjalë OVL UÇK për Ligjin e Speciales, Vlora Çitaku në debat televiziv zbulon se kur kthehet ligji prapë në Kuvend

Maqedoni9 hours ago

Lloga: VMRO-VLEN hoqën nga Kuvendi provimin 100% në shqip, tani krenohen me zgjidhjen 70/30

NA NDIQ NË FACEBOOK