Lajme
Dështimi i negociatave/ Zbulohet lëvizja e radhës e Berishës

Pak më parë grupi i Enkelejd Alibeaj, deklaroi se kanë dështuar negociatat me PD zyrtare të Sali Berishës.
Pas kësaj, kreu i PD-së, ka lajmëruar se do të zhvillojë një mbledhje në seli me kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranes, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punes.
Mbledhja pritet të nisë në orën 19:00.
“Në orën 19.00 Kryetari i PD Sali Berisha do të zhvillojë mbledhje në seli me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranes, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punes”, thuhet në njoftim./ CNA.al




















