Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko ka publikuar disa pamje të ushtarëve rusë që janë zënë robër në territorin e Ukrainës.
Ai me publikimin e këtyre pamjeve edhe ka shkruar se ushtarët rusë janë përdorur nga Kremlini “si mish për top”, në pushtimi ne Ukrainës.
“Nëse janë dhe kanë qenë. Si mish për top, votuan për Putinin, si mish për top, shkuan në ushtri dhe ashtu u kapën. Pa dinjitet, pa përgjegjësi, pa vetëdije”, ka shkruar mes tjerash Goncharenko.
Ai u ka bërë thirrje ushtarëve rusë që mos të përdorën kështu dhe rrjedhimisht mos të dorëzojnë të drejtat dhe liritë te autoritetet që i përdorin në këtë formë.
Kujtojmë se deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, ditë më parë ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Kosovë, me ç’rast ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit, ndërsa është takuar edhe me krerët e shtetit, presidenten Vjosa Osmani , kryeparlamentarin Glauk Kojufca dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ai mes tjerash ka thënë se Kosova është Evropë dhe se do të bëj çfarëdo që mundet për të ndihmuar në këtë aspekt.
“Ukraina duhet ta njoh Kosovën si shtet i pavarur sepse ju luftuat për këtë gjë. Do të bëj çfarëdo që mundem të iu ndihmoj në këtë. Kosova është Evropë, unë besoj në këtë dhe do ta përfundojmë bashkë këtë”, ka thënë Goncharenko para deputetëve të Kuvendit.























