Sport
Dëgjojeni Capellon: S’mjafton vetëm të kesh talent për të luajtur në një ekip të madh


Personalitete të shumta të futbollit morën pjesë në një event të organizuar nga Këshilli i Dubait në kuadër të “Gala Globe Soccer”, festë tradicionale ku vlerësohem me çmime më të mirët e lojës më të ndjekur në botë.
Fabio Capello, me falë përvojës së tij, kujtoi se nuk mjafton të jesh vetëm futbollist i talentuar për të luajtur në një ekip të madh futbolli.
“Nëse je i ri dhe i bashkohesh një ekipi që funksionon mirë, është më e lehtë. Problemi vjen kur bëhet një revolucion dhe trajneri aktivizon katër të rinj dhe shpreson se do të mbajnë peshën e ekipit, kështu që është shumë e vështirë.”
Trajneri veteran italian mori shembull klubin e Realit të Madridit:
“Pesha e fanellës së një klubi si Reali është një aspekt i rëndësishëm, prandaj nuk mjafton vetëm të kesh talent. Jo të gjithë mund ta përballojnë presionin e të luajturit te Reali. Jo të gjithë talentët e mëdhenj kanë personalitetin e nevojshëm për të luajtur me skuadrat më të mëdha”.






















