Connect with us

Kosovë

Daçiç bën paralajmërimin e tmerrshëm, në prag lufte: Nëse Albin Kurti do të sjellë policinë Shqiptare në veri…

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se “asnjëherë nuk ka pasur policë shqiptarë në veri të Kosovës dhe nëse kjo ndodh, serbët do të rezistojnë dhe askush nuk mund t’i ndalë”.

“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dërgon policinë në veri, mund të ketë konflikte të armatosura dhe këtë e dinë të gjithë”, tha ai në një intervistë për Euronews Serbia.

Duke iu referuar propozimit franko-gjerman, ai deklaroi se është e papranueshme që të vlerësohet unanimisht në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sepse thelbi është “që Serbia të njohë drejtpërdrejt apo tërthorazi Kosovën.

Kjo, shtoi ai, është e papranueshme për Beogradin. “Ne besojmë se është bërë në mënyrë të njëanshme, gjë që është e papranueshme ndërkombëtarisht.

Filloi nga fakti se Prishtina dhe disa vende që e njohën besojnë se kjo çështje nuk duhet të ngrihet më. Ne besojmë se, bazuar në Rezolutën 1244, duhet të bëhet dialog.

Ata duan që një zgjidhje e imponuar në mënyrë të njëanshme të pranohet nga ana jonë”, nënvizoi Daçiç.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK