Connect with us

Lajme

“Boki 13” mbahet për mjekim në spital

Publikuar

Bojan Jovanovski për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore është mbajtur për trajtim në spitalin për sëmundje kirurgjikale “Shën Naum i Ohrit”. Ai është sjellë në spital nga burgu i “Idrizovës” dhe për shkak të gjendjes së tij të keqe është vendosur që të qëndrojë për trajtim spitalor.

Lajmin për “Fokus” e ka konfirmuar avokati i “Boki 13”, Vlladimir Tufegxhiq.

“Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, mjekët specialistë të zonës vendosën që ai të mbahet urgjentisht për trajtim spitalor”, tha Tufegxhiq.

“Boki 13” u dënua me nëntë vjet burg për rastin “Haraçi”.

NA NDIQ NË FACEBOOK