Connect with us

Lajme

Blerja e energjisë para reshjeve, Xhafaj: Kontrata ishte bërë. Bozdo: Parashikimi nuk gabon asnjëherë

Published

on

Fundjava që lamë pas e gjeti Shqipërinë nën pushtetin e ujit, pasi reshjet e shiut ranë me një intensitet të lartë pa ndërprerje.

Megjithatë, përfaqësues të qeverisë vazhdimisht kanë thënë se reagimi i institucioneve ka qenë i duhuri dhe në kohë.

Edhe deputeti Etjen Xhafaj tha në “Log.” në Abc Neës se vendimi për shkarkimin e hidrocentraleve ishte i duhuri, pasi Komani dhe Vau i dejës nuk kanë kapacitete të mëdha për të mbajtur rezëerva.

Ai foli edhe për blerjen e energjisë nga KESH, duke vënë në dukje se blerja bëhet në bazë të parashikimit për motin.

“Energjia nuk blihet brenda ditës, por me kontrata afatgjata në bazë të parashikueshmërisë që ka fenomeni natyror. Pjesa e asaj që ka thënë kryeministri ka thënë se ne kemi pasur një pritshmëri në bazë të parashikueshmërisë, që reshjet do të fillonin më datë 20, reshjet filluan 24 orë më parë. Kontrata ishte bërë”, tha Xhafaj.

Më tej deputeti tha se nuk duhet bërë poltiikë me të tillë fatkeqësi dhe shprehu ngushëllime për familjen e babë e bir në Shkodër, që mbetën viktima të përmbytjeve. Ai shtoi se drejtuesja politike e PS për qarkun e Shkodrës, njëherësh ministrja Elisa Spiropali, ka qenë në familjen e të ndjerëve.

Ndërkohë, ish-ministri demokrat Eno Bozdo vuri në dukje se programi e parashikon me sajtësi 10 ditë më parë se çfarë do të ndodh me motin. Ai tha se shakrkimi duhej bërë, por më parë duheshin lajmëruar institucionet vendore.

“Softueri ju jepte mundësinë të parashikonit çfarë ndodh më datë 20. Softueri nuk gabon asnjëherë, KESHI ka dalë për të blerë energji më datë 11, në 13 ka filluar lëvrimi i energjisë. Më datë 11 KESH kishte gjithë informacionet që kontrata të shtyhej. Si nuk mundet dot të lajmërohet pushteti vendor dhe emergjencat për një situatë të tillë. Merren masat. Edhe nga pikëpamja familjare, do të siguronin jetët e tyre. Unë nuk e kam problemin pse u hapën shkarkuesët, problemi është në çfarë konteksti u hap, çfarë mund të ishte bërë ndryshe dhe si u veprua në aspektin e emergjencës civile”, tha Bozdo. /abcnews.al

 

NA NDIQ NË FACEBOOK

Click Here To Join Native Media