Connect with us

Lajme

Betohen në Kuvendin e Kosovës deputetët e rinj të Listës Serbe

Publikuar

Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me betimin e deputetëve të rinj serbë, të cilët do të zëvendësojnë ata të Listës Serbe që dhanë dorëheqje ditë më parë.

Më poshtë ua sjellim emrat e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe dhe emrat e zëvendësuar:

Slavko Simiq zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe

Igor Simiq zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe

Miljana Nikoliq zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe

Zoran Mojsiloviq zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe

Verica Çeraniq zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe

Branislav Nikoliq zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe

Kurse Zvelko Velkoviq është i vetmi deputet i ri që vjen nga partia Iniciativa Qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Deputetët e rinj të Listës Serbe lëshuan sallën pas betimit, ndërsa deputeti Velkoviqi qëndroi në sallë.