Lajme
Banorët e fshatit Brezë në ankth, njësitet speciale rrethojnë fshatin

Banorët e fshatit Brezë janë në ankth dhe të shqetësuar nga forcat e shumta policore që kanë rrethuar fshatin.
Ata njoftuan agjencinë e lajmeve INA se rreth 150 pjesëtarë janë edhe të forcave speciale policore.
Pretendimet e policisë janë se po zhvillojnë një aksion kundër vjedhësve të drunjve, por banorët që jetojnë atje janë tmerruar nga numrin i madh policeve dhe se ndjehen nën rrethim.
Ndërkohë, ata njoftojnë se janë arrestuar disa persona që po transportonin drunjtë.















