Policia e Kosovës njofton se e ka arrestuar personin që dyshohet se ka kryer therjen me thikë para disa ditësh në Prizren, me ç’rast viktima në gjendje të rëndë ishte dërguar në emergjencë.
Me datë 14 nëntor 2022 , rreth orës 19:30 pas një konflikti verbal në mes të dy fqinjëve që kanë lidhje familjare gjithashtu një i dyshuar e godet disa herë me thikë viktimën.
Viktima B.V. 41 vjeç në gjendje të rëndë dërgohet në emergjencë ne Prizren.
Policia i është përgjigjet rastit dhe për veç mbledhjes së provave dhe dëshmive në vendin e ngjarjes e kërkon edhe të dyshuarin, i cili ishte arratisur.
“Me datë 15.11 2022 rreth orës 16:00 pas një punë të mirë hetimore-operative të hetuesve të Stacionit Policor Prizren dhe Njësisë Rajonale të hetimeve është arrit që të arrestohet i dyshuari A.V. 52 vjeç”, thuhet nga policia.
Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës dhe me urdhër të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, për dyshim për veprën penale “Vrasje në tentativë”./KosovaNews





















