Sonte, në orët e pasdites, si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Stacioni Policor në Gjakovë, është realizuar kontroll në lokalin e të dyshuarit F.M., në rrugën “Nënë Tereza” në Gjakovë, ku dyshohej se organizoheshin skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm.
Gjatë zbatimit të kontrollit në këtë lokacion janë gjetur dhe janë sekuestruar si prova materiale katër aparate të llojit “APEX” dhe janë arrestuar tre persona të dyshuar:
F. M., mashkull, i lindur në vitin 1987, (pronari i lokalit)
M. GJ., mashkull, i lindur në vitin 1989, dhe
F.F., mashkull, i lindur në vitin 1968,
Me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rast penal për hetim “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.





















